Categories Lajme

Rama: Nesër nisim vaksinimin anti-Covid

Nesër Shqipëria nis vaksinimin anti-Covid. Ky është lajmi që publikon para pak minutash në Facebook kryeministri Edi Rama. Nën hashtagun Shqipëria buzëqesh, shefi i qeverisë nuk kursen as ngacmimet për kundërshtarët politikë teksa shkruan: “Punë, jo gjumë”.

“Lajm i mirë. Shqipëria buzëqesh. Nesër nisim vaksinimin anti-Covid19“, shkruan Rama. Më 1 janar, përmes një videomesazhi, kryeministri Rama do të shprehej se Shqipëria kishte siguruar 500 mijë doza vaksina të kompanisë Pfizer, raporton Ora News. Sipas tij, sasia e dakorduar do të paguhej menjëherë në bazë të termave dhe procedurës tip të kompanisë Pfizer me të gjitha vendet.

Rama shtonte më 1 janar se, 10.750 dozat e para do të mbërrijnë në Shqipëri në fillim të javës së tretë të janarit dhe sipas tij të tjerat në bazë të planit të vaksinimit. Sipas Ramës, vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme, por është e këshillueshme për të gjithë.

Vaksinimi do të nisë në fillim me personelin shëndetësorë, pastaj mësuesit, efektivët e policisë në terren dhe moshat madhore mbi 75-vjeç. Qëndra e parë e vaksinimit anti-Covid është vendosur në stadiumin kombëtar “Air Albania”, raporton Ora News. Nga nisja e pandemisë, Shqipëria regjistron 63,595 të infektuar dhe 1241 viktima.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME