Categories Lajme

Rama nga New York-u: Rusia nuk është armiku i Shqipërisë dhe NATO-s, i kemi rivalë

Kryeministri Rama tha gjatë takimit me gazetarë në New York se Shqipëria është më e respektuar aktualisht në arenën ndërkombëtare duke u nisur nga prania e tanishme në Këshillin e Sigurimit si edhe marrja e presidencës së këtij këshilli në qershor.

Rama tha se edhe pse jemi një vend i vogël, qeveria shqiptare i ka thënë hapur qendrimet e veta duke qenë një vend në aleancë të ngushtë me SHBA-të dhe Perëndimin.

“Asnjë nuk e kishte kurajon ta shikonte në ëndrrën më të guximshme disa vite me parë. Jemi në Këshillin e Sigurimit siç ishim në krye të OSBE-së. Jemi një vend i vogël, nuk pretendojmë të luajmë role që s’na taloijnë, por i kemi dhënë vendit dinjitet dhe respekt që nuk i kemi patur deri dje.

Në çdo tryezë ne sillemi si  të barabartë dhe trajtohemi si të barabartë nga kushdo qoftë”, tha Rama.

Kryeminsitri theksoi se Rusia nuk shihet si një vend armik, por një shtet rival për shkak të zhvillimeve gjeopolitike.

“Ne nuk kemi asnjë problem tonin me Rusinë. Rusia nuk është një vend armik. Rusia nuk është një vend kundërshtar. Unë këtë kam thënë në çdo instancë. Rysia nuk është armik i yni dhe as i aleancës tonë. Është një vend konkurrent për arsye të njohura të gjeopolitikës. Besoj që çdo muindësi çdo rast, çdo shans për komunikim duhet shfryëtzuar maksimalisht”, tha Rama. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME