Categories Lajme

Rama nga Vlora: Duam të rilindim industrinë e mbrojtjes dhe të prodhimit ushtarak

Kryeministri Edi Rama nga Vlora tha se duan që të rilindin industrinë e mbrojtjes dhe atë të prodhimit ushtarak për ta shndërruar në motor të ri të zhvillimit ekonomik.

Në një aktivitet ku u nënshkrua marrëveshja strategjike për aviacionin dhe mbrojtjen ajrore shqiptare, Rama deklaroi se kjo është një hap i rëndësishëm në funksion të mbështetjes qoftë të aviacionit civil qoftë Forcave tona të Armatosura Ajrore me një kapital njerëzor të kualifikuar.

“Jemi në një proces diskutimesh në disa drejtime, por thelbi është që të rilindim industrinë tonë të të mbrojtjes dhe industrinë tonë të prodhimit ushtarak. Jemi optimist, kemi partnerët dhe aleatët e duhur që janë lider në këtë fushë, jo vetëm Izraelin, por edhe SHBA dhe shtete të tjera të BE dhe Turqinë që është aleat strategjik i ynë.

Ajo që është e rëndësishme është rritja e buxhetit të mbrojtjes që ne e kemi fokusuar tek rritja e mbështetjes për FA, do ta vazhdojmë duke shtuar mbështetjen për ushtarakët tanë në të gjitha aspektet, deri tek strehimi. Nga ana tjetër do ta fokusojmë tek prodhimi, tek ngritja e  një bazë të mirëfilltë prodhuese në Shqipëri për të vënë në dispozicion të FA mjetet më të sofistikuara të kohës, por edhe duke eksportuar.

Do bëjmë dy gjëra, duke krijuar një bazë industriale ekselence dhe duke i krijuar vajzave dhe djemve të këtij vendi jo vetëm të qëndrojnë këtu për punë të mirëpaguara, por edhe të kthehen këtu. E dyta duke përdorur industrinë ushtarake si një motor të ri të rritjes ekonomike. Jam besimplote se kjo marrëveshje e nënshkruar sot do të në japë në 4-5 vitet e ardhshme mundësinë që të jemi krenar që jemi këtu sot“, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çfarë e pret Vlorën? Mes premtimeve për vizion dhe ankthit të trafikut

Sapo kemi lënë pas Ditën e Verës dhe në rrugët e Vlorës ka nisur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME