Categories Lajme

Rama nis sot aktivitetet, merr pjesë në iftarin e shtruar për Ramazan

Kryeministri Edi Rama rinis aktivitetet pas operacionit. Ai do marrë pjesë në iftarin e shtruar për besimtarët myslimanë me rastin e muajit të ramazanit, që do të zhvillohet në orën 19:30 në kryeqytet.

Kreu i qeverisë ndërpreu angazhimet e tij politike, dy ditë më parë, pasi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në Qendrën Spitalore Univeristare Nënë Tereza, ndërsa u diagnostikua me apandesit akut.

Kryeministri publikoi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës një pjesë të podcastiti të radhës, ku e ftuar ishte kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, e cila kandidon për një mandat tjetër në 14 maj.

“Në një debat përballë kur jem me mua nuk i thoni gjërat siç i mendoni të gjitha. Sa herë të ka thënë burri që lërë këtë punë” i ka thënë Rama, Sakos.

Para se të thoja po e kam pyet që të mos më thoshte se po i lë kalamajt rrugëve”, ka thënë Sako.

Nga ana tjetër kryeministri ja kthen se nga një është bërë me dy fëmijë tashmë.

Zyra e shtypit e kryeministrit njofton se episodi i plotë do të publikohet ditën e shtunë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME