Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga rruga e re e Lumit të Vlorës, për të cilën shkruan se është pritur prej dekadash. Përbri videos, kreu i qeverisë shkruan se kur rruga të përfundojë dhe të dalë në bregun e Jonit, turistët do të zbulojë një thesar natyror në këtë luginë të pashkelur.
“RRUGA E RE (dhe e shumëpritur prej dekadash e Lumit të Vlorës) LIVE😁 Çfarë thesari natyror do të zbulohet në sytë e shqiptarëve dhe turistëve te huaj në këtë luginë të pashkelur, kur rruga të përfundojë e të dalë poshtë në bregun e Jonit”, shkruan Rama.