Categories Lajme

Rama paralajmëron “fshesë” nga Velipoja në Ksamil për ndërtimet pa leje

Kryeministri Edi Rama kërkoi nisjen e menjëhershme të operacionit të kontrollit në vijën bregdetare për ndërtimet pa leje.
Rama tha se kjo duhet të ndodhë tani dhe jo në mes të sezonit turistik.

Kreu i qeverisë u shpreh se me ndryshimet ligjore rrezikojnë dënime me burg edhe inxhinierët, arkitektët dhe mbikëqyrësit e punimeve.

“Ndodhin atje ku interesat janë shumë të mëdha. I kam kërkuar ministrit që bashkë me drejtorin e Përgjithshëm dhe bashkë me drejtorin e IKMT-së, ministrin e Turizmit të hartohet dhe të niset operacion nga Velipoja në Ksamil. Tani jo në mesin e verës por tani. Pa asnjë tolerancë.

Dhe jo duke shkuar te ndërtime që janë bërë para 20 vitesh. Siç ndodhi për fat të keq në Zvërnec. Dhe jo duke shkuar te njerëzit që kanë 20 vite aty se mos të jenë ata aty nuk shkon askush.

Duke vendosur një vitë të kuqe që nuk duhet të shkelet më nga askush. Vija duhet të jetë e pakalueshme. Aty ku hidhet beton pa leje, duhet të ketë jo vetëm prishje por ndalime dhe procese penale në bazë të ligjit.

Kini parasysh, që tani me ndryshimet ligjore penalizohet i gjithë zinxhiri. Nuk lejon më ligji që ti je inxhinieri dhe ti i bën investitorit sipas dëshirës sa kate të dojë se shkon ti në burg. Ti duhet të denoncosh shkeljet e projektit.

Po kështu edhe arkitekti, mbikëqyrësi i punimeve. Duhet të lajmërojë policinë se është edhe ai pjesë. Në të gjitha rastet kur ndërtimet me leje konstatohen në abuzim është detyra juaj t’i merrni të gjithë këta sepse janë pjesëmarrës në krim. Aty ku nuk ka leje ligji është shumë i qartë. Forcat të fokusohen aty ku folëm dhe jo nëpër maja malesh dhe jo nëpër fshatra dhe zona ku është për t’i thënë faleminderit që po ndërton”, u shpre Rama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME