Categories Lajme

Rama paralajmëron ndryshimin e Kodit Zgjedhor: “Fajtori” që nuk fituam më shumë mandate

Kryeministri Edi Rama paralajmëron ndryshimin e Kodit Zgjedhor, vetëm pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Duke folur sot para deputetëve të PS, për rezultatin me të cilin doli partia e tij nga këto zgjedhje, Rama la të kuptohej se “fajtori” për mos arritjen e objektivit për maksimalizimin e mandateve, ishte pikërisht sistemi zgjedhor që sipas tij prodhoi mijëra vota të pavlefshme.

Ja çfarë tha Rama: “Dua të jem i qartë dhe për faktin se për mua siç e kam thënë dhe para ndeshjes nuk kanë rëndësi votat individuale që keni marrë por objektivi i madh i triumfit të numrit 12 të PS dhe realizimi i objektivave të çdo skuadre në nivel qarku, gara e brendshme në listat e hapura ka sjellë dhe të mirat e saj por dhe disa dëme anësore që duhen analizuar me kujdes për të nxjerrë mësimet e duhura mbi këtë sistem zgjedhor për ndeshjen tjetër.

Gjynah që nuk kemi mundur ta maksimizojmë me plus katër mandate që i kemi lënë rrugës për shkak të numrit të votave të pavlefshme për ata që kanë zgjedhur 12 por kanë gabuar për shënjimin e numrit të preferencës.

Kjo nuk e bën më pak të çmuar rimarrjen e 74 mandateve, kjo është një 74 shumë më domethënëse pas një mandati të dytë skajshmërisht të vështirë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Vrasja e dyfishtë në Lezhë, mjeti që u gjet sot ishte marrë me qira në Rinas dhe…

Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet një shqiptar në Kalamata të Greqisë, shpallet në kërkim pronari grek

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panoramë e rëndë mjedisore, liqeni i Kukësit shndërrohet në vendgrumbullim mbetjesh plastike

Vijon të mbetet alarmante situata në liqenin e Kukësit, ku ndotja masive e ujërave po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Barriera e rrugës ndan në dysh makinën, shpëton i riu

Një aksident i frikshëm ka ndodhur dje në aksin rrugor Llogara-Vlorë, në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafik kokaine, arrestohen shqiptarët babë e bir dhe 22-vjeçarja!

Oficerët e karabinierëve nga Njësia e Operacioneve të Frosinone në Itali arrestuan tre persona të…

LEXO ME SHUME