Categories Lajme

Rama premton shtëpi të re dhe punësim për nënën e tre vajzave

Një shtëpi e re do të ndërtohet për nënën e tre vajzave, që jetojnë në Ishull Lezhë në kushte të vështira.

Age Pali, me tre vajzat e saj jetojnë vetëm me ndihmë ekonomike, pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj rreth 3 vjet më parë.

Kryeministri Rama uroi mirëmëngjes me vizitën në shtëpinë e Age Palit, ku premtoi shtëpi të re dhe punësim për të.

“Mirëmëngjes dhe me tre vajzat e Ages, të cilat si thuajse të gjithë fëmijët që kam takuar, në rrugëtimin e shtëpive më të varfra, shkëlqejnë në shkollë pavarësisht se mund të gjenin 1000 justifikime më shumë se të tjerët për ta lënë shkollën pasdore, ju uroj një të dielë të qetë”, shprehet Rama.

Gjatë vizitës më 7 dhjetor në shtëpinë e Ages, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu, panë nga afër kushtet në të cilat jeton ajo me vajzat.

“Më vdiq burri para dy vjet e gjysmë e në punë nuk kam shkuar se kam vajzat. Marr ndihmë ekonomike, por është e vështirë”, shprehet Agia.

Kryeministri Edi Rama tha “ne do të bëjmë diçka patjetër, do të ndërtojmë një shtëpi të re këtu, që të jetë me kushte të mira se e meritojnë gocat që janë me flamur me yll dhe me nota të larta”.
“Mësimi dhe notat e mira do t’iu nxjerrin nga situata dhe do të jeni më mirë nesër ju sesa mami sot që s’ka mundur të bëjë më shumë”.

“Çfarë fusni në kokë sot është një rrugë më shumë nesër në jetë”, tha Rama.

Kryeministri duke i pyetur vajzat më të rritura se çfarë dëshirojnë të bëhen kur të rriten një prej vajzave të Ages tha se “dëshiron të bëhet mësuese, kurse tjetra doktoreshë”.

“Sot për sot do t’iu sjellim ca libra, shtëpinë na duhet ca kohë të ndërtojmë”, tha Rama dhe u dhuroi vajzave disa libra për të lexuar.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu tha se si nënë e vetme, Age ia del shumë mirë, por në kushte të vështira.

“Age do të punësohet e po vlerësojmë të ketë një punë afër shtëpisë që të kujdeset per vajzat”, theksoi Manastirliu.

Pas largimit nga shtëpia kryeministri Rama i kërkoi Ages dhe vajzave të saj besim dhe se do të shihen shpejt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME