Categories Lajme

Rama propozon Arben Ahmetajn, ministër Shteti për Rindërtim, përgjigjet Presidenti

Situata e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit e ka detyruar kryeministrin Edi Rama që ta shtojë kabinetin e tij me një ministri të re. Kreu i qeverisë ka propozuar Arben Ahmetajn si ministër Shteti për Rindërtim. Propozimin ia ka dërguar për emërim, kreut të shtetit Ilir Meta, i cili ka shprehur gatishmërinë për ta dekretuar. “Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin”, shkruan Tedi Blushi. Ndërkohë Rama thotë se ministri do të merret me koordinimin e të gjitha institucionet vendase dhe nderkombetare. “Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”, shkruan Kryeministri Rama në twitter, duke publikuar edhe propozimin. Më herët nga qyteti i Durrësit, Kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha, ripërsëriti planin me 5 pika  që siç tha ai ofron lehtësi fiskale për biznesin, sipas përvojës së ndjekur nga Italia në situatë të njëjtë pas tërmetit në Aqulia. Basha tha se  vuri në dukje se nëse kjo paketë lehtësuese nuk zbatohet nga qeveria,  biznesi do të vuajë pasoja të rënda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME