Categories Lajme

Rama publikon pamje nga kantieri i rindërtimit në Fushë-Krujë: Lagjja e re e Rilindjes

Lagjet e reja, një kombinim i banesave individuale me ato kolektive, shërbimeve dhe rekreacionit do të jenë modeli i ri i zhvillimit urban i qyteteve që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Një prej këtyre lagjeve që është ajo “Rilindja” në Fushë Krujë ku puna vijon pa pushim për ndërtimin e qindra banesave për familjet e mbetura pa shtëpi nga tërmeti. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri në lagjen e re të Rilindjes në Fushë-Krujë.

“MIRËMËNGJES , dhe me lagjen e re të Rilindjes së Fushë-Krujës, që pas tragjedisë së një viti më parë, po merr hap pas hapi formën e një zone cilësore rezidenciale për familjet e prekura nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë “, shprehet Rama.

Lagja “Rilindja” shtrihet në 10 hektarë tokë dhe do të ndryshojnë rrënjësisht cilësinë e jetës së familjeve që së shpejti do të banojnë në këtë zonë, në kushte më të mira se ato që kishin deri një vit më parë.

Në këtë lagje po ndërtohen 15 pallate banimi me 100 apartamente, 128 shtëpi individuale, shkolla, qendra shëndetësore, zyra shërbimesh publike, zona të gjelbra, si edhe një treg modern për produktet e zonës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME