Categories Lajme

Rama publikon pamje nga kantieri i rindërtimit në Laç: Po kryhet transplanti i zemrës së qytetit

Laçi është një qytet i gjithi në kantier që pas tërmetit katasatrofik të 26 nëntorit të 2019-ës. 10 kompani shqiptare e kompania turke Albayrak, me një total prej afro 3000 punëtorësh, janë angazhuar në kantieret e infrastrukturës, blloqeve të reja të banimit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet që po kryhen për rilindjen e Laçit.

“MIRËMËNGJES, dhe me Rilindjen e Laçit, ku po kryhet transplanti i zemrës së qytetit, falë një sërë projektesh nga një bllok i ri banesash me mbështetjen e qeverisë turke, tek blloku tjetër i banesave të reja, rikonstruksioni i banesave ekzistuese, shkollat e reja, spitali i ri, bashkia e re, si edhe infrastruktura e re nëntokësore e qytetit me financim të qeverisë shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Në këtë qytet janë plot 727 apartamente të reja, të cilat bashkë me blloqet ekzistuese që do të rikonstruktohen tërësisht, ujësjellësin e ri, 4 shkolla të reja, 2 kopshte të reja, si edhe spitalit të ri e godinës së bashkisë së re, do ta kthejnë Laçin në një qytet që nuk do ta njohin kur të kthehen për festa, ata që jetojnë jashtë tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME