Categories Lajme

Rama publikon raportin e NASA-s: Zjarret në pyje kanë shpërthyer në shumë kontinente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një përmbledhje të bërë nga NASA të situatës së zjarreve në pyje kudo në botë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë, duke cituar përmbledhjen e NASA, thotë se zjarret në pyje kanë shpërthyer në shumë kontinente nga Amerika në Evropë dhe nga Afrika në Azi, me një numër në rritje zjarresh në shumë vende krahasuar me vitet e kaluara.

Ndërkohë në vendin tonë mbeten aktive të paktën shtatë vatra, dhe më kritike situata paraqitet në Dukat.

Postimi i plotë: MIRËMËNGJES me këtë përmbledhje të NASA (Departamenti për studimin e zjarreve), mbi pasojat e zjarreve në Amerikë, Europë, Afrikë e Azi.  Zjarret në pyje kanë shpërthyer në shumë kontinente nga Amerika në Europë dhe nga Afrika në Azi, me një numër në rritje zjarresh në shumë vende krahasuar me vitet e kaluara;

Kanada, 4.891 zjarre në pyje të raportuara deri tani në 2021.

SHBA, mbi 1.8 milion akër (728 mijë hektarë) pyje janë djegur në 97 zjarre masive në shumë shtete. Francë, një sipërfaqe prej 22.807 hektarësh është djegur deri tani në 2021.

Itali, të paktën 20.000 hektarë janë shkatërruar nga zjarret që kanë nisur më 24 korrik, ndërsa deri në 1.500 persona janë evakuar. Rumani, kanë shpërthyer zjarre në pjesën jugore, përfshirë Bukureshtin dhe zonat pranë kufirit me Bullgarinë.

Rusi, mbi 1.3 milionë hektarë pyje janë djegur nga zjarret që nisën në korrik. Amerika e Jugut, zjarret që nisën pranë autostradës në provincën Rio Negro, në veri të Patagonisë, në Argjentinë lëvizën më lart në veri dhe arritën deri në kryeqytetin Buenos Aires në bregun Atlantik.

Portugali, zjarret shkatërruan mbi 2.000 hektarë pyje më 17 korrik. Greqi, zjarri që nisi në pyjet pranë Athinës më 27 korrik është përhapur deri në zonat e banuara.

Turqi, 174 zjarre shpërthyen në pyje në 38 nga 81 provincat e Turqisë, prej 28 korrikut deri më 4 gusht. Australi, zjarret në New South Wales dëmtuan 5.5 milion hektarë tokë në 2020 dhe 31 milion hektarë tokë në 2021.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME