Categories Lajme

Rama rrit gjobat për bizneset që shkelin masat

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot se do të rriten gjobat për bizneset që nuk respektojnë si duhet masat anticovid në ambientet e tyre.

Sipas Ramës kush biznes është më i madh dhe ka një xhiro fitimi më të lartë, do të detyrohet të paguajë një gjobë më të lartë, në rast se nuk i zbaton masat parandaluese të Covid.

Kreu i qeverisë përmendi dhe rastin e Ermal Mamaqit, që sipas tij ishte në shkelje të hapur të rregullave, ndërsa u bëri thirrje të gjithë personazheve publikë që të jenë të kujdesshëm në mesazhet që përçojnë.

Rama: Në rast se nga ana e tregtarëve nuk ka një reagim të menjëhershëm, sigurisht që do të ndodhë kështu, do të jetë Policia e shtetit, do të jenë inspektoriatet, që do ta imponojnë respektimin e masave, shoqëruar me gjobat përkatëse, të cilat do ti rrisim së shpejti.

Në ditët në vijim do të rrisim gjobat për lokalet, restorantet dhe për qendrat tregtare, dhe do të bëjmë një shkallëzim sipas kushteve për abuzim.

Unë e kam shumë mik Ermal Mamaqin, por është e patolerueshme që të mblidhet një milet i tërë, në atë mënyrë që ndodhi. Po përmend një emër këtu, është e patolerueshme, është shembulli më i keq që mund të japim kur kemi edhe detyrimin si persona publikë që të japin shembullin tonë më të mirë.

Dhe kështu me radhë lokalet në bllok, në zona të caktuara në Tiranë, lokalet me më shumë fitime, nuk mund të bëhen në vatra ku kërcen Covidi me muzikë, është e patolerueshme, Mirëkuptim për të gjithë patjetër, dhe kjo është një thirrje për solidaritet, unitet, për të mos hapur të çara në një front që duhet të jetë i bashkuar, dhe ku secili luan rolin e vetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME