Categories Lajme

Rama shpalos opsionet për banorët e Thumanës: Fondi prej 1 milionë lekësh aktivizohet sot

Kryeministri Edi Rama ka dhënë dy opsione për banorët e Thumanës, të qëndrojnë në zonën e tyre ose të shpërngulen për të jetuar në Tiranë. Sipas kryeministrit zgjidhja më e mirë për ta është largimi nga zona ku humbën jetën rreth 22 persona, për shkak se qëndrimi atje do bënte të vështirë rikuperimin e tyre psikologjik.

Edi Rama: “Familjeve të dërrmuara të Thumanës ju duhet dhënë opsione nëse dëshirojnë të qëndrojnë aty apo të vijnë në Tiranë. I kemi zgjidhjet në të dy rastet por besoj që për familjet që kanë pasur këto goditje kaq ekstreme ikja nga ai vend si ishte zgjidhja më e mirë pasi qëndrimi aty në zonën ku  humbën gjithë ato njerëz do e bënte të vështirë rikuperimin psikologjik të tyre dhe sidomos të fëmijëve. Është me shumë rëndësi që procesi të bëhet urgjent.”

Ndërsa shtoi se fondi prej 1 milionë lekësh për familjet e prekura duhet të aktivizohet që sot, duke mos harruar familjet e dy vëllezërve kosovarë që humbën jetën në Durrës.

Edi Rama: “Maksimumi i maksimumit të maksimumit brenda mesit të dhjetorit duhet të jenë nëpër shtëpia. Fondi prej 1 milionë lekësh të reja për çdo familjet duhet të aktivizohet sot.  Mos harroni që janë edhe dy familje në Kosovë që duhen kontaktuar dhe duhet ta marrin këto fond.”

Kryeministri shtoi se fëmijët do marrim 15 mijë lekë bursë ndërsa të moshuarit pensionin e veçantë të Republikës së Shqipërisë.

Edi Rama: “Ndërkohë që fëmijët duhet të marrin bursën duke përfshirë edhe muajin nëntor padiskutim, bursën mujore prej 15 mijë lekësh të reja që do ta kenë deri në fund të shkollimit të tyre, të mbarimit të shkollës së mesme apo universitetit sipas rastit. Ndërkohë që për pensionistët nuk bëhet fjala për një pension të veçantë të çfarëdoshëm, por për pensionin e veçantë të Republikës së Shqipërisë që jepet me vendim qeverie, për personalitet që kanë kontribuar në jetën e vendit dhe që është pensioni më i lartë në Shqipëri. Të gjithë pensionistët në këto familje aktualisht do marrin këto pension dhe shuma duhet të jetë e lëvrueshme menjëherë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME