Categories Lajme

Rama: Sot do të shpallet ditë zie kombëtare, 28 dhe 29 nëntori nuk do jenë ditë festive

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë ditën e sotme ka deklaruar se sot do të shpallet ditë zie kombëtare për viktimat që la pas tërmeti i djeshëm. Ai ka theksuar se për 28 dhe 29 nëntor nuk do të ketë festime.

“Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë dhe këtu pa dashur të bëj asnjë dallim nga kabineti qeveritar, që kanë bërë më të mirën dua t’i bëj një falënderim të veçantë, zv. kryeministrit, ministrit të brendshëm, ministres së Mbrojtjes, ministres së Shëndetësisë, që janë përballur në çdo sekondë, patjetër dhe ministri i Turizmit, ka filluar menjëherë punën, ku do të kemi një risi me nevojën për të adresuar përditshmërinë e familjeve të prekura.

Sot qeveria do të miratojë vendimin e zisë Kombëtare. Kjo pararend dy ditë para festave të pavarësisë dhe na ka bërë të pamundur për të pasur më shumë ditë zie, do të donim tre ditë zie. Kemi 24 viktima dhe sipas saj nuk do të mbetet me kaq.

Na ka çuar që kemi flamurin shqiptar në gjysmë shtizë. Kjo është normë ndërkombtarisht e afirmuar se asnjëherë në ditën kombëtare nuk mund të ketë zi.28 dhe 29 nëntori nuk do të jenë ditë me përmbajtje festive. Tek e-albania kemi një platformë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për këtë”, është shprehur Rama.

Rama shpall 27 nëntorin ditë zie kombëtare. Kryeministri shpall gjendjen e jashtëzakonshme për perimetrin që përfshiu tërmeti, qarqet Tiranë dhe Durrës. Në mbledhjen e qeverisë ai shprehur mirënjohjen për të gjithë vendet që na kanë ndihmuar në këto ditë të vështira.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME