Categories Lajme

Rama: Sot do të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme në perimetrin që u shtri tërmeti, në Tiranë dhe Durrës

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë ka deklaruar se për shkak të tërmetit sot do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

“Ata të cilat kanë ndikuar në opinion publik, me idenë që të mos shpallin gjendjen e jashtëzakonshme që të mos marrin përgjegjësitë tona.

Dua t’u them qytetarëve që e kanë bërë të vetëm këtë tezë, pafajësisht, pa e ditur çfarë është gjendja e jashtëzakonshme, e kam edhe për gazetarët.

Dje nuk ka qenë momenti për këtë, dje ka qenë momenti për të adresuar hemorragjinë e tmerrshme që shpërtheu. Ministrja e Energjisë erdhi me vonesë në mbledhje por jo se u zgjua vonë nga gjumi por është gdhirë në atë rrugicë, që mbajnë ende nën rrënoja 6 trupa që ne lusim zotin që të jenë në jetë.

Ne sot do të shpallin gjendjen e jashtë zakonshme. Ashtu si ligji dhe Kushtetuta e parashtrojnë, do të jetë një gjendje e jashtëzakonshme në perimetrin që u shtri tragjedia, në Tiranë dhe Durrës. Gjendja e jashtëzakonshme nuk është një çështje thjesht financash, por është një seri masash. Dje nuk mund të bënim politikë ndërkohë që Shqipëria ishte në lot. Sot marrin gjendjen e jashtëzakonshme kur, plagët akute janë aty”, u shpreh Rama.

Rama shpall 27 nëntorin ditë zie kombëtare. Kryeministri shpall gjendjen e jashtëzakonshme për perimetrin që përfshiu tërmeti, qarqet Tiranë dhe Durrës. Në mbledhjen e qeverisë ai shprehur mirënjohjen për të gjithë vendet që na kanë ndihmuar në këto ditë të vështira.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME