Categories Lajme

Rama sot vizitë në Londër/ Takim me Rishi Sunak për gomonet, emigrantët dhe Rusinë

Kryeministri Edi Rama bëhet i pari kryeministër këto 30 vite që merr një ftesë zyrtare nga homologu i tij anglez.

Agjenda e tij sot do të jetë e ngjeshur pasi fillimisht do të takohet në London School of Economics. Më pas do të jetë në parlamentin anglez nga ku do të takohet me disa deputetë, të cilët përmes retorikës së tyre kanë qenë tërësisht anti-shqiptarë pas 13 mijë shqiptarëve që arritën ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Edi Rama dhe delegacioni më pas do të jenë në 10 Downing Street. Nuk pritet ndonjë marrëveshje e re, por zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar nga dy kryeministrat në dhjetor ku Britania e Madhe angazhohet ta ndihmojë Shqipërinë ekonomikisht dhe kërkon që qeveria të angazhohet në luftimin e emigrimit ilegal në Britaninë e Madhe.

Me interes pritet ajo se çfarë do thotë kryeministri Edi Rama nëse gjatë takimit me homologun Rishi Sunak do kërkojë shtimin e lejeve të punës për qytetarët shqiptarë apo shtimin e vizave për punëtorët sezonalë.

Kryeministri Edi Rama do bëjë të pamundurën të marrë më të mirën e mundshme në aspektin ekonomik, në ndihmën që Britania e Madhe mund t’i ofrojë Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME