Categories Lajme

Rama: Suksese Shqipëri, Flamuri kuqezi valëvitet në fshatin olimpik në Tokyo

Kryeministri Edi Rama i ka uruar sot suksese ekipit të kombëtares shqiptare që po merr pjesë në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Tokio. Rama publikoi foto nga fshati olimpik në Tokyo, Japoni, aty ku valëvitet edhe flamuri i bukur kuqezi. “Fshati olimpik në Tokyo, Japoni, aty ku valëvitet edhe flamuri i bukur kuqezi. Suksese Shqipëri”, u shpreh kryeministri.

Lojërat e XXXII Olimpike Verore mbahen në Tokio të Japonisë, prej 23 korrik – 8 gusht të vitit 2021. Lojërat Olimpike Tokio 2020 ishin paraparë të mbahen në verën e vitit 2020, por shkaku i pandemisë COVID-19 u shtynë për vitin 2021.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi që përkundër shtyrjes për një vit, Lojërat Olimpike të vazhdojnë të quhen “Tokio 2020”. Sportistët shqiptarë që do të garojnë në lojërat olimpike janë Luiza Gega, Briken Calja, Erkand Qerimaj, Izmir Smajlaj, Nikol Merizaj, Kledi Kadiu, Manuela Delilaj, Indrit Cullhaj, Matvei Petrov. Kryeministri Edi Rama i dorëzoi katër ditë me parë flamurin ekipit kombëtar të cilët do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Tokio

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME