Categories Lajme

Rama takim me drejtuesit në Vlorë një ditë pas aksionit për shembjen e bizneseve në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama është zhvendosur në fundjavë në Vlorë, teksa mesditën e sotme zhvilloi një takim me drejtorët në nivel qarku të qytetit bregdetar për të diskutuar problemet në sezonin turistik. Takimi u zhvillua në Zvërnec, në zonën ku një ditë më parë pati tensione te  IKM me bizneset për shembjet. Kryeministri Rama pritet që të takojë edhe disa nga operatorët turistikë, të cilët kërkojnë shtyrjen e aksionit për në vjeshtë.

Bëhet fjalë për bare dhe restorante të cilin marrin leje shfrytëzimi çdo vit që nga 2011, madje këtë vit edhe nga e-Albania, por IKMT-ja nxori fadromat në terren për t’i shembur, në mes të sezonit turistik.

Kjo ndërhyrje u cilësua shumë e padrejtë nga pronarët, të cilët kërkojnë minimalisht që shembja e tyre të bëhet pasi të përfundojë sezoni, për shkak se kanë qenë të mbyllur përgjatë 3 muajve të pandemisë, por edhe për faktin se kanë kryer investime. Sipas tyre, IKMT-ja u ka lënë afat deri të hënën, por nuk ua ka dorëzuar një gjë të tillë me shkrim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME