Categories Lajme

Rama tregon historinë me Nanon dhe ironizon Bashën: Aeroporti më mirë në dorë të shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha duke treguar një histori me ish-kryeministrin Fatos Nano. Rama u shpreh se Basha bën premtime pasi nuk ka gjë në dorë. Ndalur tek kalimi i aeroportit të Rinasit  në emër të Kastratit, Rama u shpreh se është i lumtur për këtë fakt se do i merret kinezëve dhe do i kalojë shqiptarëve.  Ai shtoi aeroporti kishte çmimet më katastrofike në Europë.

“Kemi qenë një një ngushëllim me Fatos Nanon. Ishte një person atje që po i thoshte Fatosit se nuk keni gjë në vijë kështu se nuk kanë pse marrin gjithë katunarët toka. Merrjani dhe kthejani pronarëve të mëdhenj. Fatos i tha se kjo ideja jote është shumë ambicioze por këtë mund ta realizojë vetëm Sabriu që nuk e ka në dorë. Edhe Luli kështu thotë se nuk e ka në dorë. E para unë jam i lumtur që aeroporti kaloi nga duart e kinezëve në duart e shqiptarëve. Ai do të ketë çmime normale edhe për shqiptarët sepse ishte aeroporti më i shtrenjtë në Europë. Njerëzit me të drejtë ankoheshin se çmimet ishin më të larta se kudo por kjo ishte në dorë të kinezit.

Jam shumë i lumtur që më në fund do të kthehet në kantier investimesh të reja që nuk janë bërë nga kinezët, terminali i ri, pista e re që do të funksionojë edhe për fluturime transoqeanike. Ne nuk kemi hequr dorë nga çuarja e Fan Nolit në Amerikë. Është aeroporti me çmimin më katastrofik në Europë. Parashikueshmëria, edhe ju edhe ata që e kundërshtojnë këtë gjë do kenë udhëtime 25% më të lira. Nuk janë pak. Dhe pse sot. Po pse jo sot.

Zgjedhjet janë një proces demokratik që ne i kemi të pashmangshme. Unë nuk punoj për zgjedhjet se dëgjoj shumë “A tani se po vijnë zgjedhjet”. Ne kemi punuar çdo ditë. Ne duam që investimet në aeroport të vazhdojnë menjëheë. Ç’do me thënë kjo apo më mirë kur e kishin kinezët. Kur e kishin ata nuk i kam dëgjuar të dalin të hiqet koncesionari. Kontrata është shumë e qartë dhe transparente. Si tha ai figura: Ku do i gjeni lekët për këtë programin, i tha një gazetare. Do i këpusim duart korrupsionit. Aty do i gjejmë lekët” tha Rama duke iu referuar një interviste në ABC pak ditë më parë./mv.abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME