Categories Lajme

Rama “Unë sot do të jem personi i parë që do të vaksinohem”

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kryeministri Edi Rama tha se vaksinimin do ta bëjnë fillimisht personat që janë në vijën e parë të betejës anti-Covid.

Ai theksoi se vaksinimi nuk është i detyrueshëm për qytetarët, por siguroi se është falas. Sipas tij, procesi do të nisë në orën 15:00 të pasdites në brendësi të ambienteve të ish-stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë.

Rama zbuloi se vaksinën do ta bëjë mes personave të parë në vend, për të treguar se është e sigurt dhe për të dhënë mesazh ndërgjegjësues tek qytetarët.

“Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin që vaksina jo vetëm është e sigurt dhe për t’ju thënë të gjithë se dokrrat me çipa apo transformim të ilirëve në aziatik janë qesharake. Siç e kanë bërë edhe kolegët e mi, do ta bëj edhe unë. Meqë  kemi një grup konspiracioni të afektuar nga llumi i rrjeteve sociale, do ta bëj siç e kanë bërë kolegët jashtë dhe nuk do të dëshiroja që t’i zija rradhën askujt, por do ta bëj sot vetëm për këtë arsye”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME