Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë dyditore në Azerbajxhan dhe Turqi. Vizita nis ditën e nesërme, 14 prill dhe përfundon të premten me një takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”.
Fillimisht kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Më pas kreu i qeverisë shqiptare do të ketë takim bilateral me Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Azerbajxhanit dhe më pas me kryeministrin, Ali Asadov.
Pas vizitës në Azerbajxhan Rama do të fluturojë drejt Turqisë. Në axhendë nuk parashikohet nje takim me Presidentin Erdogan.
Axhenda
E enjte, 14 prill
07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”
13.40 – Takim tete-a-tete me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit
6.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve
16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së
Azerbajxhanit
18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit
E premte, 15 prill
11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit
13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”
