Categories Lajme, Politike

Rama: Xhafaj më kërkoi vetë të largohej, Tahirit duhet t’i kërkoni falje

Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbrojtje të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Madje është treguar hakërryes ndaj gazetarëve në studion e Sokol Ballës në Vizion+. I pyetur nëse duhet tu kërkojë falje shqiptarëve për Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafajn ai tha se ishin gazetarët që duhet ta bëjnë një gjë të tillë.

“Nuk kërkoj falje për Saimir Tahirin dhe as për Fatmir Xhafajn jo e jo. Jeni ju që duhet t’i kërkoni falje Tahirit që kërkuat arrestimin mbi llafet e dy kriminelëve. Tani prokuroria italiane, nga më jakobinet në Europë dhe që bëri hetimet më të thella dhe që gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani.

Si i bie tani që ne nuk lejuam që ai të mos arrestohej? Tahiri është nën hetim për pjesë të procesit në Shqipëri dhe ne presim. Ju tani duhet ti kërkoni falje Tahirit për akuzat që hodhët për akuzat e prokurorisë së Katanias. Të kërkoj falje për Tahirin? Pse? Se dy hajvanë bënin llogje në telefon? – tha Rama.

“Pse iku Xhafaj? Është vendim sovran i tij. Fatmir Xhafaj e kreu detyrën e tij dhe sot Sandër Lleshi do të bëjë një hop tjetër cilësor. Ai dha dorëheqjen vetë. Ta refuzoja? Pse ta refuzoja? Nga jeta ime sportive kam edhe një mësim. Lojtari që thotë dua të dal nga fusha nuk ka pse të rrijë më në fushë. Ai le të rrijë në stol” – tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME