Categories Politike

A do ta votojë Vitore Tushen si kryetare të KLSH-së? Rama flet për propozimin e Metës

“Vitore Tusha gëzon të gjithë respektin tim”. Me këto fjalë e nisi kryeministri Edi Rama përgjigjen e pyetjes nëse do të votojë anëtaren e Gjykatës Kushtetuese për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit, një propozim i presidentit Ilir Meta.

“Ajo është një zonjë që ka qenë për vite të tëra në këtë detyrë. Ajo gëzon respekt sepse ka kaluar Vetingun. Unë nuk di historitë e të kaluarës me Nanon, por di që ne do të diskutojmë një fakt tjetër. Emërimi zonjës si kryetare e Kontrollit të Lartë të Shtetit mund të vërë në pikëpyetje reformën në drejtësi.

Kjo ka dalë e pastër nga Vetingu dhe mund të jetë potencial për KED. Ky është një diskutim për tu bërë. Si kandidaturë nuk mund të thuash se është e dyshimtë. Edhe pse në KLSH ka pasur në detyrë një ekonomist dhe kjo nuk e ka këtë eksperiencë.

Ne sot e kemi kreun e KLSH dhe largimi saj nga Gjykata Kushtetuese mund ta rrezikojë reformën në drejtësi. Nëse nuk sakrifikohet reforma në drejtësi e ka mbështetjen time. Nuk besoj se presidenti e ka propozuar për të dëmtuar reformën në drejtësi” – tha Rama në Vizion+.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME