Categories Lajme

Rama zbulon paktin me Bashën: Do ta çonim LSI-në për skrap, por më tradhtoi kryedemokrati

Kryeministri Edi Rama gjatë konferecës së sotme për shtyp ka shpjeguar borxhin që ka ndaj Durrësit, ku edhe zbuloi se do të kandidojë në këto zgjedhje. Rama iu përgjigj interesimit të gazetares Esiona Konomi, ndërsa foli për projektin e portit të Durrësit që do të kushtojë 2 miliad dollarë. Po ashtu kreu i qeverisë u pyet nga gazetarja për afrimet e eksponentëve të LSI pranë PS. Lidhur me këtë Rama tha se Lulzim Basha ka tradhtuar projektin e përbashkët të 2017-ës për ta çuar LSI-në për skrap.

Esiona Konimi: Çfarë borxhi i keni Durrësit? Pyetja e dytë. Në vitin 2017 ndërtuar një fushat me moto ‘për ta çuar LSI për skrap’, dhe sot disa figura të LSI i keni pranuar në skaudën tuaj. Këta njerëz janë abuzivë kur janë pranë Kryemadhit dhe kur vinë tek ju janë të zotë?

Edi Rama: Ke dëgjuar ti ndonjëherë që unë të flas për këta njerëz që janë abuzivë?

Esiona Konomi: Ishin pjesë e tepsisë. Nëse e kam kuptuar gabim, më thoni të tërhiqem…

Edi Rama: Ti duhet të tërhiqesh pa pranuar un gabimin. Çuarja për skrap e LSI praktikisht ishte projekt i përbashkët me Lulzim Bashën,  por i tradhtuar nga Basha. Ishte ai që e ndau me demokrat për ta çuar LSI për skrap dhe sot është një aksioner në SHPK-në e 4 ortakëve, se ortakët kryesorë janë Saliu, Ilir Meta. Ishte ai që u betua se nuk do ketë matrapazllëqe me LSI. Por, LSI është projekt që duhet zhbërë. Unë besoj se kam besuar më përpara se nuk janë sistemet që korruptojnë sistemet.

Borxhi për Durrësin. Kjo lidhet me origjinë time me jetën time, kujtimet e mia me Durrësin, dhe natyrisht lidhet edhe me faktin që Durrësi ka një potencial të jashtëzakonshëm ende për tu shfrytëzuar.  Në kushte kur Vlora ka bërë përpara, Durrësi është më mbrapa, pro ka nevojë për një shtysë të re. Durrësi ka potencialin që të jetë një mortor i pazavendësueshëm i Shqipërisë.

Sot kur ne në Durrës e kemi vendosur një fazë të fortë ndryshimi dhe po të kthehemi pak kokën mbrapa do shikojmë se ndryshimi është i konsiderueshëm. Ka ardhur koha që Durrësit t’i jepet një shtysë shumë e fortë. Këtu nuk flasim siç mund të flisnim para 4-5 vitesh. Këtu flasim për konkretizim të vizionit dhe ideve.

Porti turistik nga më të mëdhenjtë në Mesdhe. Do të investohen mbi 2 miliard dollar. Ndërtimi i një porti të ri tregtar të Durrësit në anën tjetër, ku standardet do të jenë shumë më të larta. Janë dy pole zhvillime që Durrësin do e çojnë në një nivel tjetër. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për transferim publik

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME