Categories Lajme

Ramush Haradinaj premton 30 mijë vende të reja pune nëse vjen në pushtet

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtuar 30 mijë vende të reja pune nëse partia e tij vjen në pushtet. Haradinaj gjatë një vizite në Prizren ka thënë po ashtu se Aleanca ka një plan të qartë dhe të arritshëm: “Fondin 1-miliardësh për ndihmë bizneseve dhe qytetarëve dhe planin për rritjen ekonomike”.

Kreu i AAK-së po ashtu ka shtuar se do të rrisin dyfishin e pagës mesatare nga 500 në 1000 Euro deri në vitin 2025.

Postimi i plotë: Aleanca është e përkushtuar të kontribuojë për interesa të qytetarëve me çdo parti që dëshiron ta çojë Kosovën përpara.

Gjatë vizitës time në Prizren, vizitova Fabrikën për përpunimin e metaleve “Lely”, me pronare Monika Margilaj si dhe mishtoren “Xhoshkun” e thertoren “Shantiri” që janë biznese familjare.

Bizneset në Kosovë, kanë nevojë për dorën e shtetit në krizën në të cilën po kalojmë. Aleanca ka një plan të qartë dhe të arritshëm: Fondin 1 miliardësh për ndihmë bizneseve dhe qytetarëve dhe planin për rritjen ekonomike. Ne do të krijojmë 30.000 vende të reja pune çdo vit nga 2022 dhe do të rrisim dyfishin e pagës mesatare nga 500 në 1000 Euro deri në vitin 2025. #ForcaeKosovës RH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME