Categories Lajme

Ramush Haradinaj shpall kandidaturën për president të Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka propozuar kryetarin e saj Ramush Haradinaj si kandidat për president të Kosovës. Këshilli Drejtues i AAK-së e ka autorizuar kryetarin Haradinaj që në emër të Aleancës të zhvillojë çfarëdo bisedimesh eventuale për rikonfigurimin e qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit nëse kjo do të jetë në rend të ditës.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbledhur sot strukturat më të larta drejtuese për të diskutuar për zhvillimet politike dhe qeverisëse në vend. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shpreh ngushëllime për të gjithë ata që kanë humbur familjarët me Covid-19. Aleanca fton qytetarët e vendit, të respektojnë udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë, në mënyrë që sa më shpejt të dalim nga kjo pandemi.

Aleanca nuk përkrah bllokimin e vendit, kufizimin e lirisë së lëvizjes dhe bllokimin e bizneseve dhe ekonomisë. Përkundrazi, Aleanca konsideron se bizneset dhe qytetarët duhet të mbështeten sa më shumë me grante e subvencione, që do ndihmojnë në kapërcimin e krizës aktuale. AAK nuk përkrah dialogun teknik në nivele të ulëta koordinatorësh, duke e konsideruar si të gabuar dhe kthim prapa në pozicionin e Kosovës.

AAK përkrah dialogun me lidership amerikan, që do përfundojë me njohjen reciproke mes dy vendeve.

Koalicionin qeveritar e kemi mbështetur pa kushte, për shkak të gjendjes së rënduar ekonomike, në mënyrë që një qeveri legjitime të marrë masat e duhura në dobi të qytetarëve të vendit. Por, AAK nuk do të përkrah marrëveshjet e natyrës teknike në të cilat ekziston rreziku që po rrëshqasim.
Aleanca do të jetë si gjithmonë konstruktive në interes të vendit në rast të zgjidhjeve politike të cilat janë në dobi të mirëqenies së qytetarëve.

Këshilli Drejtues i AAK-së e ka autorizuar kryetarin Haradinaj që në emër të Aleancës të zhvillojë çfarëdo bisedimesh eventuale për rikonfigurimin eventual të qeverisë, përfshirë këtu edhe çështjen e presidentit nëse kjo do vjen në rend të ditës. Këshilli Drejtues po ashtu, ka kërkuar me shumicë, që në këto bisedime, kandidat për president të jetë kryetari Ramush Haradinaj”, thuhet në deklaratë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME