Categories Lajme

“Range Rover-i” përplas “Golf”-in te ministria e Arsimit, largohet nga vendngjarja

Një aksident i frikshëm ndodhi mbrëmjen e djeshme tek ministria e Arsimit në Tiranë, ku një automjet tip “Range Rover”, është përplasur me një “Golf”.

Një dëshmitar ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes në redaksinë e JOQ, ku shihet mjeti tip “Golf”, i cili ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme.

Sipas qytetarit, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por veç dëme materiale.

Ai shton se automjeti tip “Range Rover” u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa shkaktari i aksidentit sipas tij ka qenë mjeti “Golf”, i cili bëri një manovër për t’u kthyer në drejtim të rrugës “Fortuzi”, duke përplasur makinën tjetër të përfshirë në aksident.

“Pershendetje joq! Aksident tek ministria e arsimit LIVE. Kam bere vetem kete foto pasi i kisha te gjithe ngjitur dhe kisha hall mos me thonin gje… spati vetem deme por gjithe lagjia doli dhe copat e makines iken mbas shpreses!

Makina range rover qe u perplas iku ne drejtim te ish ambasades jugosllave, po shkaku aksidentit ishte per faj te golfit sepse nuk lejohet te kthehesh majtas ne drejtim te rruges fortuzi. Flm”, shkruan qytetari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME