Categories Lajme

Raporti i KLSH/ Koncesioni i rrugës Milot-Balldren me shkelje, si u rritën kostot

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) vëren se klasifikimi i ndërtimit të rrugës Milot-Balldren si autostradë është i pajustifikuar bazuar në trafikun e parashikuar në studimin e fizibilitetit. Meqenëse kontrata parashikon që ky aks të jetë i kategorisë A (pra, autostradë), kostot e ndërtimit janë rritur nga 61.5 në 140 milionë euro, theksohet në raportin e KLSH-së.

Mandej, në raport KLSH-ja evidenton se ndërtimi i këtij aksi bie ndesh me standardet kombëtare të projektimit të rrugëve që rekomandojnë rrugë të kategorisë II/C, të quajtur interurbane kryesore. “Ky ndryshim i kategorisë së rrugës A dhe II/C i shoqëruar nga ndryshimet e tjera tekniko-ekonomike, kanë sjellë një rritje të kostove (nga 61.5 milionë euro në 140 milionë euro, në gjykimin tonë të panevojshëm për këtë investim, në raport me vëllimin e projektuar të trafikut dhe kushteve teknike të studimit të fizibilitetit, në të cilin mbështetet kjo kontratë”, shkruhet në raport.

Sikurse edhe në rastin e rrugës Orikum-Dukat, një problematikë tjetër e këtij koncesioni është sipas KLSH-së fakti se nga buxheti i shtetit, kompanitë e ndërtimit do të përfitojnë para për punë që nuk ekzistojnë. Bëhet fjalë për fonde që janë llogaritur si hua që do të merren nga koncesionarët, por që në të vërtetë janë para të panevojshme, duke marrë në konsideratë grafikun e punimeve. Interesat e këtyre fondeve përtej nevojave i faturohen më pas buxhetit të shtetit. Për të dy kontratat në fjalë, shuma shkon në 10 milionë euro.

KLSH-ja nënvizon se nënshkrimi i kontratave në euro ekspozon buxhetin e shtetit në rreziqe nga humbjet e kursit të këmbimit. Referuar studimeve të fizibilitetit, është konstatuar nga KLSH-ja mosargumentimi se pse është përzgjedhur forma e koncesionit për ndërtimin e rrugëve. Ndërkohë, mungon analiza financiare për normën e kthimit të investimit.

“Mungesën e analizës financiare në përcaktimin e normës së kthimit për kapitalin privat për të vënë në dispozicion të projektit, duke ndikuar në pengesat e buxhetit të shtetit ndaj partnerit privat, si mos parashikimin e kostove të shpronësimeve, si kosto të domosdoshme për kryerjen e investimit, fakt që rrit akoma më shumë vlerën e koncesionit”, shkruhet në raport.

Këto parashtrime, KLSH-ja ia ka dërguar me shkresë zyrtare kryeministrit Edi Rama, zv.kryeministrit Erjon Braçe, kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, para miratimit në Parlament të kontratave. Megjithatë, kontratat u votuan në muajin shtator, edhe pasi presidenti i Republikës, Ilir Meta, e ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për kontratave Partneritet Publik-Privat (PPP) për ndërtimin e dy akseve të lartpërmendura, duke arsyetuar ndër të tjera se cënonin interesin e qytetarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME