Categories Politike

Raporti i OSBE/ODIHR, Mediu: U konfirmua se pushteti lokal është i paligjshëm

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR-it, duke thënë se ky raport konfirmoi se më 30 qershor nuk kishte zgjedhje dhe për pasojë, sipas tij, Shqipëria ka sot një pushtet lokal të paligjshëm.

Nga ana tjetër, Mediu nënvizon se raporti tregon se “dekreti i Presidentit është në fuqi dhe vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta shqyrtojë atë”. Sipas tij, raporti pohon edhe se në bashki nuk ka kryetar të zgjedhur por zgjatim të strukturave kriminale dhe korruptive të emëruar nga Rama.

“Rama dhe struktura e tij kriminale kanë kryer një krim elektoral duke manipuluar zgjedhjet, duke mos zbatuar Kushtetutën dhe dekretin e Presidentit, kanë kryer dëm financiar duke zëvendësuar zgjedhjet lokale me zgjedhje politike të Rilindjes. Kjo sjellje tipike hitleriane ka vetëm një zgjidhje: organizimi sa më parë i zgjedhjeve lokale dhe parlamentare”, shprehet Mediu.

Postimi i plotë i Mediut

Raporti perfundimtar I ODHIR konfirmoj edhe njehere se:

1-Ne 30 qershor nuk kishte zgjedhje dhe per pasoje sot kemi nje pushtet lokal te paligjshem dhe shqiptaret duhet në cdo menyre te votojne sa me pare dhe te kene pushtetin e tyre lokal. Dekreti I Presidentit eshte ne fuqi dhe vetem Gjykata Kushtetuese mund ta shqyrtoje ate. Ne Bashki nuk ka kryetar te zgjedhur, por zgjatim te strukturave Kriminale dhe korruptive te emeruar nga Rama. Zgjedhjet lokale jane ato te deklaruara nga Presidenti ne dt 13 Tetor.

2-Rama dhe struktura e tij kriminale kane kryer nje krim elektoral duke manipuluar zgjedhjet, duke mos zbatuar kushtetuten dhe dekretin e presidentit, kane kryer dem financiar duke zevendesuar zgjedhjet lokale me zgjedhje politike te Rilindjes. Kjo sjellje tipike Hitleriane ka vetem nje zgjidhje, organizimi sa me pare te zgjedhjeve lokale dhe parlamentare.

3-KQZ eshte nje zgjatim kriminal I Rilindjes qe ka shkelur hapur kushtetuten dhe kodin elektoral. Deliri kriminal i KQZ ka kaluar cdo kufi, duke I dhene vehtes autoritetin e gjykimit te kushtetutes, perjashtimit te opozites dhe krijimit te opozitave fiktive. Pergjegjesia e tyre eshte pergjegjesi perballe ligjit. KQZ mban pergjegjesi penale per mos organizimin e zgjedhjeve te 13 Tetorit. Kjo KQZ duhet te ndryshoje sa me pare duke e kthyer ne nje KQZ te balancuar si è kerkon ligji dhe kushtetuta.

4-Rama ka nje axhende terresisht anti europiane dhe antikombetare, ai dhe Rilindja qellimisht perpara celjes negociatave me BE ka shtuar zullumin korruptiv, kriminal dhe I mohoj shqiptareve te drejten per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Perballja dhe zgjedhjet sa me pare jane e vetmja rruge per te ndaluar shkaterrimin e vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Shpenzoi 259 milionë dollarë, Elon Musk donatori më i madh në zgjedhjet e SHBA

Miliarderi amerikan Elon Musk ka ndarë 259 milionë dollarë (245 milionë euro) për të ndihmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Princi William i dorëzon titullin e lartë ‘OBE’ pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj

Princi William i ka dorëzuar pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë të Urdhrit më…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME