Categories Lajme

Raporti i Pasurisë Globale/ 5 fakte interesante që ‘dalin në dritë’…

Një million. Ky është numri total i miliarderëve që prodhoi bota në vitin e lënë pas, sipas Raportit Global të Pasurisë.

Nga mesi i 2019-ës bota kishte 46.8 milion miliarderë, me një rritje prej 1.1 milion nga viti 2018, shkruhet në raportin e Credit Suisse. Në vitin 2024 është parashikuar që numri do të rritet në 63 milion.

Credit Suisse ka analizuar pasuritë dhe pronat e njerëzve rreth gjithë botës për të 10-tin vit radhazi. Këto janë disa nga gjetjet kryesore:

Mesatarja e pasurisë për një të rritur është në kulmin e saj
Në vitin e kaluar, pasuria globale u rrit me 9.1 trilion dollarë duke e çuar shumën totale në 360.6 trilion dollarë – me një ndryshim prej 2.6% – Me SHBA-në, Kinën dhe Europën që kontribuan më së shumti. Rritja e pasurisë tejkaloi rritjen e popullsisë, kështu që mesatarja e pasurisë për një të rritur lulëzoi në 70,580 dollarë për person – më e larta ndonjëherë.

Zvicra ka fitimet më të mëdha të pasurisë – dhe Australia humbjet më të mëdha
Në termat e pasurisë për një të rritur, fituesit më të mëdhenj ishin në Zvicër këtë vit, me një rritje prej 17,790 dollarë. Australia nga krahu tjetër rezultoi me humbjet më të mëdha të pasurisë me shifrën 28,670 dollarë për një të rritur.

Kina ka prodhuar më shumë miliarderë se të gjithë në 10% e njerëzve më të pasur të botës
Në shekullin e 21-të, pasuria vetjake në Kinë është rritur nga 3.7 trilion në 63.8 trilion dollarë dhe është e dyta pas SHBA-ve për numrin total të pasurisë vetjake.

Tashmë shteti kinez ka 4.4 milion, miliarderë dhe ka arritur një objektiv të rëndësishëm duke ia kaluar SHBA-së për herë të parë duke u bërë vendi me më shumë miliarderë të përfshirë në 10% njerëzve më të pasur të botës.

1% i më të pasurve zotëron pasuri sa gjysma tjetër e globit
Në termat e pabarazisë në pasuri, studimi tregon se 1% më të pasurve në glob zotërojnë shifra që janë të barabarta me 45% tjetër të popullsisë.

Teksa 1% ka vazhduar duke e rritur pasurinë në dekadën e fundit, ky trend po vjen drejt uljes në të ardhmen e afërt.

Pasuria e femrave është rritur, sepse më shumë persona të kësaj gjinie i janë bashkuar forcës punëtore
Pasuria e femrave është rritur në krahasim me atë të meshkujve në shumë vende të botës, për shkak të rritjes së numrit të kësaj gjinie në forcën punëtore, duke sjellë kështu më shumë barazi në shpërndarjen e pasurisë midis bashkëshortëve dhe faktorëve të tjerë – shkruhet në raport. /Scan/

Burimi: World Economic Forum

SCAN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Dhjetor 2024

Dashi Jeni në një pozicion ku do të ndiheni të fuqishëm dhe me energji dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashqevi Simakut i plotesohet deshira e madhe ne Diten e Krishtlindjes, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë

E së fundmi, pas shumë e shumë vitesh, më saktë pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Debati nisi në TikTok: Konflikti me leva live në rrjetet sociale, ndëshkohet i dhunuari jo agresori

Personi, që është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”, është 33-vjeç i akuzuar dhe dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet një trup i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër, zbulohen detajet e para

Një burrë, rreth 50-vjeç, është gjetur i pajetë pranë Pallatit të Sportit në Gjirokastër. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr mes dy personave, njëri qëllon me armë zjarri në gjendje të dehur! Shoqërohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar ka qëlluar me armë gjahu në ajër pas një konflikti të çastit. Policia…

LEXO ME SHUME