Categories Lajme

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian: Serbia të dënojë luftën brutale të Rusisë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, pret nga Serbia të dënojë luftën brutale të Rusisë që ka nisur prej javësh në Ukrainë, si dhe të përafrohet me sanksionet e BE-së.

Ajo thotë se kjo është minimumi se çfarë kërkojnë nga Serbia. Me anë të një postimi në Twitter, Viola von Cramon, shkruan se Serbia po shpërndan fushatën ruse të dezinformimit lehtësisht në tabloidet e tyre. “Fushatat e dezinformimit nga Rusia fluturojnë lehtësisht në tabloidet serbe.

Si një kandidat për BE, pres që udhëheqja në Serbi të dënojë luftën brutale të Rusisë në Ukrainë dhe të përafrohet me sanksionet e BE-së. Ky është minimumi që ne kërkojmë”, shkruan ajo ndër të tjera.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ka rishpërndarë postimin e Petrit Selimit, i cili shkruan se këtë të diel, gazeta serbe “Novosti”, “në pronësi të qeverisë së Serbisë, ka një ballinë të neveritshme duke pretenduar se forcat e Ukrainës po vrasin njerëzit e tyre në Mariupol”. Rusia ka shtuar sulmet mbi Ukrainë edhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME