Categories Lajme

Rasti drithërues në Shqipëri, nëna me dy vajzat e mitura ushqehen me bar, kanë probleme të shëndetit mendor

Shpresa Leka, së bashku me dy vajzat e saj të mitura kanë përjetuar një traumë me humbjen e kryefamiljarit dhe si pasojë të treja vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Vendi ku jetojnë dhe problemet shëndetësore e penalizojnë Shpresën, që të punojë për të siguruar jetesën dhe të vetmet të ardhura me të cilat kjo familje kalon muajin janë 30 mijë lekë të vjetra, që marrin nga ndihma sociale.

“Kanë humbur babain e tyre dhe me 30 mijë lekë që marrin nuk mundëm të kalonin muajin, Kanë nevojë për dikë që t’i shërbejë se janë të treja me probleme. Që pas vdekjes së bashkëshortit Shpresa kaloi në depresion” Afrimi i festave të fundvitit e gjen këtë familje në një mjerim të thellë. Irena Gjergo shprehet se e vetme e ka të pamundur që t’i ndihmojë, por nëse të gjithë bëhemi bashkë mund t’i ndihmojmë që edhe ato të ndjejnë si të gjithë ngrohtësi festive. “Kanë nevojë për shumë gjëra nuk mund t’i ndihmoj vetem unë por të bëhemi të gjithe bashkë”

Irena Gjergo është një emigrante nga USA, e cila një vit më parë vendosi të kthehej në vendlindjen e saj dhe të vizitojë fshatin Leminot të Korçës, për të parë se si jetonin banorët e asaj zone. Rasti i familjes Leka asaj i mbeti thellë në mendje dhe sot një vit më pas, Irena denoncon live në emision vështirësitë dhe vuajtjet që kjo familje po kalon. “Është një histori e vështirë, vjet u ktheva në Shqipëri dhe thashë të shoh si jetonin në atë vend malor dhe u shokova nga jetesa e kësaj familje. Janë në një gjendje tepër të vështirë dhe më vjen shumë keq, ato hanë edhe bar se nuk kanë ushqim çfarë të hanë”/ Shqiptarja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME