Categories Lajme

Reagime të forta kundër SHBA që lëshon pasaportën e parë me gjini të papërcaktuar

Reagime të forta ndërkombëtare ka për vendimin amerikan që lëshon pasaporten pa gjini. Rrjetet sociale ziejnë nga komentet e ndryshme ndaj kësaj pasaporte.

Kronika Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar pasaportën e parë me gjini të papërcaktuar.

Dana Zzyym, një person interseksual që nuk preferonte të përdorte as gjininë mashkullore, as femërore, kishte ndërmarrë një betejë ligjore me Departamentin e Shtetit për të marrë një pasaportë, që nuk e detyronte të përzgjidhte një gjini.

Veterani 63-vjeçar i Marinës ka lindur me karakteristika fizike të paqarta seksuale, por u rrit si djalë dhe pati disa operacione të cilat nuk arritën ta bënin Zzyym të dukej plotësisht mashkull. Kështu filloi të identifikohej si një individ interseksual, ndërsa punonte dhe studionte në Universitetin Shtetëror të Kolorados.

Që nga viti 2015, Departamenti Amerikan i Shtetit kishte refuzuar t’i jepte një pasaportë pasi nuk kishte shënuar në aplikim gjininë mashkull apo femër. Sipas dokumenteve të gjykatës, Zzyym kishte shkruar “interseksuale” sipër kuadrateve ku duhej të zgjidhet një nga gjinitë, mashkull ose femër.

Po ashtu nëpërmjet një letre kishte kërkuar vendosjen e shenjës gjinore “X”.  “Ndihesha sikur isha në burg. E di që nuk është si burgu. Por kur nuk mundesh, kur të mohohet e drejta për të shkuar në vende të tjera, ndihesh si në burg, në një mënyrë.

Nuk di si ta përshkruaj ndryshe. Të mohohet statusi i të qenit njeri. Është sikur të mos isha qytetar i këtij vendi, sepse m’u mohua e drejta për t’u larguar. Dhe vetëm kriminelët dhe të burgosurit nuk lejohen të udhëtojnë”, thotë Dana Zzyym, person i identifikuar me gjininë X.

Ndërsa thotë se ishte emocionuese të merrte më në fund pasaportën, qëllimi ishte të ndihmonte brezin e ardhshëm të personave interseksualë që të kenë të drejta të plota.  Me këtë vendim SHBA-ja i bashkohet disa vendeve të tjera si Australia, Zelanda e Re, Nepali dhe Kanadaja, që kanë lejuar qytetarët e tyre të caktojnë një gjini tjetër përveç asaj mashkullore apo femërore në pasaportat e tyre.

Departamenti i Shtetit në muajin qershor njoftoi se po shqyrtonte mundësinë e një opsioni të tretë për gjininë, por kjo do të kërkonte kohë për shkak të përditësimeve të nevojshme në sistemet kompjuterike. DASH pret të jetë në gjendje të ofrojë alternativën e tretë të gjinisë në pasaporta më gjerësisht në vitin 2022.

SHBA lëshon pasaportën e parë me gjini të papërcaktuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME