Categories Lajme

Reagimi/ Arratisja e të burgosurit, Drejtoria e BurgjeveKa shfrytëzuar hapësirat në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për t’u larguar nga rrethimi

Në burgun e Lezhës ka munguar në apelin e mëngjesit pacienti Daut Hysen Laze i datëlindjes 30.08.1976 lindur në Çorovodë, banues në Tiranë, i arrestuar për dhunë në familje.

Sipas informacione, ai vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa rezulton se ai ka kapërcyer murin në anën jugore të burgut dhe është arratisur, ndërsa nuk është konstatuar nga punonjësit e shërbimit.

“Ai ishte arrestuar më 16 nëntor 2021. Me vendimin nr. 528, akti datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal.

Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky shtetas me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit’, njoftoi sot Drejtoria e Përgjitshme e Burgjeve.

Aktualisht, po analizohen pamjet e kamerave për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.  Në terren ndodhet policia të cilët po kryejnë kontrolle për kapjen e tij, e po ashtu në burgun e Shënkollit ka mbërritur dhe drejtori i Përgjitshëm Klevis Qose.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME