Categories Lajme

Reagon policia/ I riu i sapo kthyer nga Franca i vendosi flakën dritares së Komisariatit të Elbasanit, rrezikoi 2 persona

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një i ri i ka vendosur flakën dritares së ankesave për qytetarët duke rrezikuar jetën e dy punonjësve që ishin në sallë.

Siç shihet dhe nga pamjet zjarri ka përfshirë pjesën e jashtme të dritares.

Burime bëjnë me dije se autori është një 32-vjeçar i identifikuar si Aurel Latifi, një shtetas i sapo kthyer nga emigracioni në Francë. Autori me origjinë nga fshati Mollas, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë në njoftimin e policisë konfirmohet se personi në fjalë dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe thuhet se ai u prangos menjëherë pas ngjarjes.

Momentalisht po punohet për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprimeve proceduriale per veprën penale: “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Njoftimi i policisë:

Sot me date 17.12.2022 rreth ores 18.30, shtetasi A.L 32 vjeç, lindur e banues ne Elbasan ne adresen lagja “Dyli Haxhire“,  ka ardhur te zyra e informacionit me nje shishe benzine ne dore e ka hedhur dhe i ka vene flaken dritares. Menjehere nga efektivat eshte fikur si dhe eshte kapur autori, ky shtetas dyshohet të kete probleme me shendetin mendor. Po punohet per sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprimeve proceduriale per vepren penale: “Shkaterrim i prones me zjarr”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME