Categories Lajme, Opinion

Refleksion dhjetori

Nga Ilir Demalia Refleksion dhjetori, Sot në vend që të jetë ditë karshilliku komunisto-antikomunist, i cili, në mënyrën si është zhvilluar dhe vazhdon ky “konflikt”, ndërmjet, komunistëve-antikomunist të dhjetorit dhe bashkëpuntorëve të Sigurimit të shpalljes së pluralizmit, ashtu si dhe “antikomunistëve” me kulturë komuniste, tregon gjëndjen infantile të një shoqërie që jeton me mite gënjeshtrash. Të tilla shoqëri janë shoqëri primitive dhe ngelin në batakun e moszhvillimit shoqëror dhe shtetëror, si funksionim klanor i shtetit.

Rezultati dhjetorit është gjithë postkokunizmi. Fakti që, nuk u ndërtua dot demokraci, shtet i së drejtës, media si pushtet i katërt, shoqëri civile në funksion të civilizimit shoqëror, ku kultura, edukimi, shkollat degraduan në mënyrë të frikshme tregon dhe vlerën e dhjetorit të para 29 vjetëve. Nuk u krijuan dot si mendësi fshataro-komuniste-demo(n)kratike!

Edhe ato pak vlera qe kishte degraduan deri në rrënim, sa që tashmë, Shqipëria gjendet në një shkretirë politike e kontrolluar nga oligarkia krimit dhe trafiqeve në bashkëpunim me liderët e dhjetorit dhe ish socialistët e PPSH sot si Rilindje Shallvaresh! Shkretirë institucionale! Shkretitrë e shtetit të së drejtës! Shkretirë demokracie! Shkretirë besimi! Shkretitëre ekonomike!

Te mburresh me dhjetorin dhe dhjetoristat që krijuan këtë gjëndje në bashkëpunim me regjimin komunist, duke krijuar këtë katraurë kombëtare dhe sociale, do të thotë, që nuk është kuptuar asgjë pse shoqëria dhe shteti shqiptar ndodhet në këtë gjëndje! Shqiptarët janë në këtë gjëndje edhe me kontributin e dhjetoristëve që drejtuan dhjetorin. Fakti që në kryesinë e parë të PD ka pasur shtatë bashkëpuntorë të sigurimit duke filluar nga lideri hero tregon qartë edhe pse jemi këtu.

Te gjithë e dinë! Asnjë nuk flet! Pajtohemi me mitet e rreme për të krijuar mite të reja të rreme në funksion të bandave politike. Ky është dhjetori real sot. TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME