Categories Politike

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri i përgjigjet opozitës: Nuk ju presim

Këtë të mërkurë u mbaj mbledhja për Reformën Zgjedhore. Bashkëkryetari i Komisionit, Damian Gjiknuri, në një deklaratë për mediat, i është përgjigjur opozitës për deklaratën e Monika Kryemadhit se nëse nuk duan të vijnë më në Këshillin Politik të thonë por procesi nuk do të ngelet peng. Gjiknuri deklaroi pas mbledhjes online se do i kërkojë zyrtarisht opozitës që Këshilli Politik të rifillojë javës tjetër dhe nëse nuk duan të vijnë është vendim i tyre.

Pjesë nga deklarata Ishte një raportim për punën e Këshillit Politik. Kuvendi na ka lënë një afat 30 qershor dhe ky duhet të jetë afati i fundit pasi Reforma Zgjedhore është pikë themelore para uljes në konferencën ndërqeveritare. Opozita jashtëparlamentare ta shfrytëzojë këtë kohë në maj dhe Kuvendi në qershor të shqyrtojë për draftet. Nuk i kuptova disa deklarata të opozitës se a janë gati të vazhdojnë me dialogun apo këto draftet që propozojnë. Puna e atij Këshilli u ndërpre prej pandemisë. Ta rifillojmë aty ku e lamë. Dora jonë është e shtrirë, por mospjesëmarrja e tyre nuk mund të mbajë peng këtë proces. Dua të nxis dialogun, kam folur me diplomatë të jashtëm dhe nuk kam marrë përgjigje definitive. Është në interes të PD për të vazhduar dialogun. Kuvendi i ka votat, do përpiqemi dhe me opozitën parlamentare t’i bëjmë votat. Dëshira ime është që opozita të jetë pjesë integrale. Do ndërmarr hapa zyrtarë në lidhje me qëndrimin që ju dhashë, për rifillim të Këshillit Politik javën e ardhshëm. Këshilli Politik pa opozitën nuk ka kuptim, se është pjesë negociuese. Nëse s’duan të marrin pjesë t’ua thonë shqiptarëve dhe të vijojmë ne punën.

Një nga propozimet është për procesin zgjedhor, pra partitë të heqin dorë nga administrimi i procesit zgjedhor që është ‘game changer’. Shpresoj të kemi mundësi të gjejmë kompromis. Kolegji Zgjedhor ka ardhur momenti se është çështje kohësh derisa të krijohet Apeli që do të jetë edhe institucioni që do trajtojë ankesat. Kemi rënë dakord që të përfshihet teknologjia, që KQZ të merret me votën e emigrantëve pra si do të bëhet votimi në distancë. Nuk i kemi lidhur duart vetes vetëm me ligj por organet të bëjnë rregullat. Qeveria tranzitore nuk është kusht i Reformës Zgjedhore, është çështje politike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME