Categories Lajme

Reformat në sigurinë rrugore, Lleshaj: Qytetarët mbështesin ashpërsimin e masave ndaj përdorimit të celularit në timon

Mbi 10 mijë qytetarë u përgjigjën në harkun e 21 orëve në një pyetësor të Policisë Rrugore, dhe rreth 80% e tyre iu përgjigjën pozitivisht pyetjes së parë, për ndalimin e përdorimit të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e konsideroi sot inkurajues reagimin e qytetarëve ndaj reformave të pritshme në fushën e sigurisë rrugore.

Në një pyetësor të publikuar nga Policia Rrugore nëse qytetarët janë dakord për ashpërsimin e masës administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, 78% e qytetarëve u përgjigjën pozitivisht dhe vetëm 22% nuk ishin dakord.

“Pyetjet e tjera do të vijojnë çdo ditë dhe një ekip i posaçëm do të mbajë shënim të gjitha përgjigjet dhe komentet. Deri në fund të muajit shkurt do të marrë trajtë të plotë paketa e reformave të sigurisë rrugore, në bashkëpunim të shumëfishtë me qytetarët, autoritetet, ekspertët dhe partnerët ndërkombëtarë. 2020 – Viti i sigurisë rrugore”, u shpreh Lleshaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME