Categories Lajme

Refuzimi për negociatat, Lleshaj justifikohet: Kr.imi shqiptar s’është gogol i rrezikshëm për Holandën

Holanda është një nga vendet më skeptike ndaj hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE dhe për këtë pretekst kryesor ka parashtruar krimin shqiptar atje.

Por Ministri i Brendshëm, Sandër Leshaj, thotë se krimi shqiptar nuk është gogol i rrezikshëm për Holandën, pasi niveli i kriminalitetit që ushtrohet nga qytetarë me pasaportë shqiptare është shumë herë më i ulët nga niveli i kriminalitetit që ushtrohet nga qytetarë të vendeve të tjera anëtare të BE që jetojnë në Holandë.

Dhe si i tillë, Lleshaj është optimist se politikanët holandez do të rishikojnë qëndrimin e tyre deri në mbledhjen e Këshillit të Europës.

Lleshaj: Procesi është në rrugë të mbarë.Shumica dërmuese e vendeve të Europës janë shprehur në mënyrë të paekuivok në mbështetje të progresit që Shqipëria ka bërë në këtë fushë. Sigurisht që ka pasur njëfarë skepticizmi nga Holanda dhe Franca, skepticizëm që ne përpiqemi ta kuptojmë. Por Shqipëria për hir të vërtetës i ka bërë të gjitha ato që Europa ka kërkuar ndaj saj.Nuk mund ta ndërrojmë veten tonë, por kemi bërë gjithçka për të plotësuar ato kritere për integrimin e vendit tonë në BE. 

Në Holandë ka një nivel të caktuar kriminaliteti që buron nga qytetarë që mbajnë pasaportë shqiptare. 

Por edhe në këto kushte niveli i kriminalitetit që ushtrohet nga këta qytetarë është shumë herë më i ulët nga niveli i kriminalitetit që ushtrohet ntga qytetarë të vendeve të tjera anëtare të BE që jetojnë në Holandë, të cilët janë në pikëpamje numerike më të vegjël se Shqipëria. Nuk është se shqiptarët përfaqësojnë një gogol të rrezikshëm për vetë Holandën, këtë e dinë dhe politikanët holandeze dhe besoj se edhe në vendimet e tyre të ardhshme do të reflektohet ky fakt.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME