Categories Lajme

Refuzuan vaksinën, pezullohen rreth 2000 mjekë në Itali

Autoritetet italiane kanë raportuar dit e djeshme se 1,913 mjekë dhe dentistë janë pezulluar nga detyra, pasi kanë refuzuar që të vaksinohen kundër Covid. Asociacioni Kombëtar i Mjekëve dhe Dentistëve ka thënë se mjekët kanë dështuar që të prezantojnë dëshminë e vaksinimit. Njoftimi i 21 janarit vjen pas pezullimit të 1,656 mjekëve në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Profesionistëve mjekësorë u është kërkuar të jenë të vaksinuar kundër Covid, prej miratimit të ligjit të ri, që ka nisur të zbatohet në muajin prill. Në total, të dhënat tregojnë që më shumë se 33,500 mjekë nuk janë të vaksinuar plotësisht në Itali. Mirëpo në këtë shifër përfshihen edhe ata që janë shëruar nga koronavirusi dhe presin të vaksinohen, ata që janë vaksinuar jashtë Italisë dhe mjekët që nuk mund të imunizohen për arsye mjekësore.

“Qëllimi nuk është ndëshkues. Qëllimi është mbrojtja e shëndetit publik dhe ruajtja e kushteve të duhura të sigurisë në ofrimin e shërbimeve të kujdesit. Nëse zbulohen edhe shkelje nga profesionistët shëndetësorë që shpërndajnë mesazhe jo-vax, do të hapen paralelisht edhe procedimet disiplinore ndaj tyre”- njoftojnë zyrtarët në vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME