Categories Lajme

Regjistrat e QKR nxjerrin Ben Qimen ‘fermer’ dhe Sajmir Taullain biznesmen ‘të falimentuar’

Sajmir Taullai dhe Arben Isufaj, i njohur me nofkën ‘Ben Qimja’ janë dy emrat e tjerë që u kërkohet nga agjentët e Operacionit Forca e Ligjit të deklarojnë dhe vërtetojnë pasurinë e tyre. Të dy janë emra të njohur nga policia për pasuri të vënë nga aktivitete kriminale, por në një kërkim në regjistrat e QKR-së, ata nuk rezultojnë aq ‘të pasur’, kjo dhe për faktin se shumica e pasurive të tyre dyshohen të regjistruara në emër të familjarëve dhe personave të tretë, që sërish edhe ato do të janë objekt hetimit nga akti normativ i OFL-së.

Sipas QKR-së, Ben Qimja rezulton bashkëpronar me 33 % të aksioneve vetëm në kompaninë “Akili Alb” SHPK, regjistruar më 5 prill 2011. Kjo kompani merret me prodhimin, tregtimi dhe përpunimi i produkteve bujqësore, blegtorale, import-eksport dhe prodhim i fidanëve frutorë. Ndaj ‘fermerit’ Ben Qimja, hetimi për pasurinë është kryer edhe në vitin 2014 dhe më pas në 2018 nga Krimet e Rënda. Nga regjistrat e QKR-së, ku nuk rezulton asnjë tjetër përveç kompanisë  “Akili Alb” SHPK  tregon se ai i ka të regjistruara pasuritë në emër të personave që janë rreth familjar apo personave të tretë. Arben Isufaj dyshohet se ka mundur të përfitojë shuma të konsiderueshme parash nga aktiviteti kriminal, të cilat dyshohet se i ka investuar në Shqipëri.

Për sa i përket pasurisë së Saimir Taullau, sipas QKR-së ai rezulton pronar i vetëm i kompanisë “SABA-Taullau 3” me veprimtari në fushën e ndërtimit dhe zbatimit të punimeve, prodhim inertesh e ndërtime rrugësh, projektim, montim dhe shërbim për pikat e karburantit, transport i pasagjerëve për llogari të vetat dhe të personave të tretë dhe shitje karburantesh me pakicë, plus hotel, bar-kafe, lavazh e restorant.

Aktiviteti i kompanisë së Taullaut është zgjeruar në Greqi dhe Itali, por në pasqyrën financiare të deklaruar për 2018, kompania deklaron humbje duke e kthyer atë ‘në të falimentuar’. Edhe për Saimir Taullaun dyshohet se ka regjistruar pasuritë në emër të palëve të treta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Durrës-Rrogozhinë, shoqërohet në polici shoferi

Një aksident ka ndodhur aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë. Automjeti me drejtues shtetasin M. I., ka përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Merr flakë makina në Lezhë, ja çfarë dyshohet

Një automjet është përfshirë nga flakët në shatin Shullaz. Shkak dyshohet se është bërë një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve

Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve.  Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U trafikuan nga Kosova drejt Shqipërisë 12 pistoleta dhe municion luftarak , arrestohet 27-vjeçari (VIDEO)

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Barriera”, duke arrestuar një…

LEXO ME SHUME