Categories Lajme

Regjistri i pronarëve përfitues, gati brenda datës 31 janar

Shqipëria do të krijojë, për herë të parë, Regjistrin e Pronarëve Përfitues. Regjistri, i cili do të jetë gati brenda datës 31 janar zbardh emrat e pronarëve përfitues të kompanive të regjistruara në parajsat fiskale (offshore) me aktivitet në Shqipëri, të cilët zotërojnë të paktën 25% të aksioneve.

Krijimi i këtij regjistri vjen në kuadër edhe të rekomandimeve të Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të terrorizmit”.

Autoriteti publik që do të menaxhojë regjistrin është Qendra Kombëtare e Biznesit.
Por cilat do të jenë të dhënat që do të regjistrohen në regjistër? Sipas Ligjit Regjistri i Pronarëve Përfitues do të përmbajë Numrin Unik të Identifikimit të Subjektit (NUIS) si dhe emrin e subjektit raportues.

Të dhënat e detyrueshme për pronarët përfitues të subjektit raportues për shtetasit shqiptarë janë: emër dhe mbiemër, numri i identifikimit personal, datëlindja, shtetësia adresa e rezidencës së përhershme. Për shtetasit e huaj do të kërkohet emër dhe mbiemër, numri i identifikimit personal, datëlindja, numri i pasaportës dhe shteti lëshues, data e lëshimit dhe data e skadimit të pasaportës, shtetësia, adresa e rezidencës së përhershme.

Mosregjistrimi të dhënave për pronarin ose aksionerin e një kompanie ose organizate jofitimprurese do të dënohet me gjobë në vlerën 500 mijë lekë.

Ndërsa, mosregjistrimi i çdo ndryshimi në të dhënat e regjistruara dhe në dokumentet shoqëruese, dënohet me gjobë në vlerën 250 mijë lekë. Gjithashtu edhe përfaqësuesi ligjor, në rast mosregjistrimi dënohet me gjobë prej 150 mijë lekësh. Aktualisht janë rreth 54 mijë subjekte të regjistruara pranë QKB dhe rreth 7 mijë organizata jofitimprurëse të regjistruara pranë Gjykatave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME