Categories Lajme

Rehabilitohet Qendra Shëndetësore në Orikum

Pas rikonstruksionit Qendra e re Shëndetësore në Orikum është hapur për turistët dhe pushuesit gjatë këtij sezoni veror.

Ogerta Manastirliu: Janë rreth 4 mijë qytetarë, pushues, turistë të cilët kanë marrë shërbime në qendrat shëndetësore verore, 30% prej tyre janë pushues të huaj. Puna nuk ka ndaluar dhe gatishmëria jonë ka qenë maksimale sepse tashmë kemi përforcuar stafet edhe në qendrat ekzistuese, por edhe në qendrat që janë hapur për sezonin turistik dhe janë rreth 170 mjekë, infermierë, punonjës dhe operatorë shërbimi, të dedikuar për të kryer këtë shërbim. Nga ana tjetër të gjithë spitalet tona rajonale janë të përforcuara dhe në gatishmëri.

Mirela Kumbaro: Nuk kemi vetëm një turizëm me natyrë të bukur, por kemi një turizëm të sigurt, të pastër dhe kjo është arsyeja pse task forca është e mobilizuar në të gjithë territorin. Është e rëndësishme që turistët të dinë se atje ku bëjnë plazhe, kanë gjithmonë një qendër, si kjo e Orikumit që ju shërben, me qëllim që të ofrojmë gjithë kushtet e sigurisë.

Qendra Shëndetësore në Orikum është një pikë referimi për sezonin turistik të zonës, pasi ofron shërbim 24 orë për më shumë se 11 mijë banorë, si dhe turistë të shumtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME