Categories Lajme

Rëndohet bilanci nga koronavirusi, 170 të vdekur në Kinë dhe 7 711 persona të prekur

Vijon të rritet numri i viktimave për shkak të koronavirusit. Deri tani raportohet për 170 të vdekur dhe me një rast të konfirmuar në Tibet, çfarë do të thotë se tashmë virusi është përhapur në të gjitha rajonet e Kinës, bën të ditur agjencia e lajmeve BBC.

Zyrtarët e shëndetësisë në Kinë janë shprehur se janë 7 711 raste të konfirmuara me koronavirus. Virusi në fjalë është përhapur në të paktën 16 vende të tjera.

Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet të zhvillojë një takim këtë të enjte për të diskutuar nëse ky virus përbën emergjencë shëndetësore globale.

“Gjatë ditëve të fundit, progresi i virusit, sidomos në disa vende dhe transmetimi i tij nga personi në person, na shqetëson. Edhe pse numri i rasteve jashtë Kinës është ende i vogël, ekziston potenciali për një përhapje më të madhe”- ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Virusi besohet se është shfaqur nga tregtia e paligjshme e gjësë së gjallë në një dyqan me prodhime deti në Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei, aty ku është konfirmuar pjesa më e madhe e viktimave nga koronavirusi.

Megjithatë ka pasur disa raste kur besohet se virusi është përhapur nga personi në person, kryesisht raste të personave nga Wuhani, ose kur personi ka patur kontakt të afërt me dikë që ka qenë atje. Teksa ende nuk ka asnjë kurë specifike apo vaksinë për këtë virus, shumë persona që janë infektuar, kanë simptoma të lehta dhe janë shëruar.

Koronavirusi shkakton edhe probleme të rënda me frymëmarrjen duke çuar deri në vdekje. Ashtu sikurse edhe Sarsi, koronavirusi i ri besohet se përbën veçanërisht rrezik për të moshuarit dhe persona me sëmundje të mëparshme.

Wuhani është vendosur nën karantinë dhe Kina ka kufizuar transportin në mënyrë që të frenojë përhapjen e virusit.

Madje në provincën Hubei iu është kërkuar punonjësve që të punojnë nga shtëpia derisa të konsiderohet i sigurt kthimi në punë.

Disa linja ajrore ndërkombëtare kanë ndaluar fluturimet për në Kinë dhe disa kompani kanë mbyllur dyqanet.

Ndërkohë kanë nisur evakuimet e qindra të huajve nga Wuhani për tu kthyer në vendet e tyre si në Japoni, SHBA, Britani etj, sigurisht duke iu nënshtruar kontrolleve të shumta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME