Categories Lajme

Rënia e fortë euros, ekonomisti shqiptar: Pritet të dobësohet edhe më shumë, ja cilët do të dëmtohen

Ekonomisti Dritan Shano tha se rënia në pikiatë e euros ndikon tek ne sepse në Shqipëri ka më shumë euro në qarkullim se sa ka nevojë ekonomia jonë.
Në një intervistë për Faxweb ai tha se ata që dëmtohen nga dobësimi i eruos janë eksportuesit ndërsa ata që përfitojnë janë importuesit.
Shano bëri edhe një parashikim, duke thënë se euro do të vijoj të bie gjatë sezonit turistik.
“Ka shumë më tepër euro në qarkullim se sa ka nevojë ekonomia, për këtë arsye euro dobësohet, dhe leku forcohet. Nuk është se ekonomia shqiptare u bë e fuqishme që të konkurrojë Eurozonën. Duke qenë se kemi një emigracion të fuqishëm, kursimet shqiptare janë në euro, përqindja e kredisë është në euro, po ti shtosh ato aktivitetet që janë të zonës gri dhe të zezë që shqetësojnë Europën dhe Britaninë, kjo situatë është që çdokush e pret. Ka një veçori në dy vitet e fundit që numri i turistëve është shtuar tej mase, është gjë e mire për biznesin por jo për lekun, në kuptimin e rënies së euros. Të gjitha ata që kanë kursime ne euro, janë vendosur në pozita të pafavorshme. Eksportuesit janë ata që dëmtohen rëndë nga një dobësim kaq i madh i euros. Ata që fitojnë janë importeusit e ushqimeve, karburanteve, veshjeve. Nuk mbetet pas edhe qeveria që me forcimin e lekut, kursen pagesën e interesat e borxhit që ka në Euro, atij Eurobondit të famshëm, që qeveria në vend që ta reduktojë e shton. Unë mendoj se euro do vijoj të dobësohet edhe më, me intensifikimin e sezonit turistik.
Euro dobësohet se ka një fluks të madh eurosh në drejtim të Shqipërisë. Barazimi i euros me lekun nuk ka për të ndodhur. Nuk do kemi barazim në asnjë rast. Nuk pritet të ndodh në 100 vitet e ardhshme”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME