Categories Lajme

Replika për çështjen e detit/ Blushi i përgjigjet Ramës: Interesi i Shqipërisë s’mund të trajtohet si tenderi i radhës

Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi ka reagua nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në “Facebook”, ku i drejtohet qeverisë se askush nuk do të mundet t’i shpëtojë përgjegjësisë së ligjit nëse cenon interesat kombëtare të vendit. Blushi theksoi se Presidenti Ilir meta nuk do të tregohet tolerantë ndaj asnjë ligji apo papërgjegjshmërie shtetërore që bie ndesh me interesat e Shqipërisë.

Ai shton se çdo institucion shkencor apo dhe shoqëria civile duhet të angazhohen për mbrojtjen e interesave kombëtare të cilat janë të patjetërsueshme.

Postimi i plotë i Tedi Blushti në “Facebook”: “Askush nuk duhet të ketë iluzionin se mund t’ju shmanget detyrimeve kushtetuese dhe zbatimit të ligjit në Shqipëri. Sovraniteti dhe të drejtat sovrane të Shqipërisë janë të shenjta dhe askush nuk mund të guxojë t’i trajtojë si koncesionin apo tenderin e radhës.

Çdo institucion kushtetues i Shqipërisë, institucion shkencor apo shoqëria civile, duhet të jenë të angazhuara për mbrojtjen e interesave kombëtare, të patjetërsueshme. Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk do të tolerojë, as më të voglën shkelje të Kushtetutës, ligjit apo një papërgjegjshmëri shtetërore të çdo niveli, të qëllimshme ose jo dhe që cenon interesat kombëtare. SHQIPËRIA E PARA!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME