Categories Lajme

Reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

Territori Shqiptar do të jetë sot në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu në të gjithë vendin tonë.

Parashikohet që herë pas here të ketë dhe rrebeshe shiu, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore. Sipas Meteoalb, në zonat e thella malore pritet të ketë dhe reshje të pakta dëbore. Mbrëmja sjellë përmirësim gradual të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të përfshihet nga vranësirat e shpesha, ku pritet të jenë prezente në pjesën më të madhe të ditës në të gjithë vendin. Vranësirat herë pas here do të zhvillohen në territor duke gjeneruar reshje shiu, por do të ketë dhe intervale me kthjellime.

Maqedonia e Veriut

Përgjatë gjithë ditës territori i Maqedonisë së Veriut paraqitet në mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat do të mund të sjellin reshje shiu në të gjithë vendin. Parashikohet që herë pas here dhe momente me kthjellime në RMV të cilat më të shpeshta do të jenë gjatë pasdites dhe në vijim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME