Categories Lajme

Reshje të dendura shiu në këto zona të Shqipërisë, si parashikohet moti sot

Reshjet e shiut kanë sunduar një pjesë të mirë të territorit ditën e sotme. Por si do të jetë moti gjatë ditës? Sipas MeteoAlb vranësirat e dendura do do të gjenerojnë reshje të papërfillshme në zona të izoluara të qendrës. Por në zonat jugore reshjet do të jenë më të konsiderueshme.

Ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike, duke bërë që vranësirat të spostohen drejt zonave lindore duke lënë gjithë pjesën tjetër të venit me kthjellime.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C Era do të mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 – 65 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjelle në brigjet detare dallgëzim 5 apo 6 ballë.

Maqedonia e Veriut Moti – E diel, 24 Tetor 2021
Pjesa e parë e ditës pritet me kthjellime të pakta në zonat Veriore POR pjesa tjeter e MV do të jetë në ndikimin e motit të vranët i cili do të gjenerojë reshje shiu, ku më të dukshme do të jenë në Jug të territorit.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës gradualisht vranësirat e shumta do të përfshijnë gjithë vendin, duke sjell reshje shiu në të gjithë MV te cilat mbeten prezent edhe gjate nates. .

Kosova Moti – E diel, 24 Tetor 2021
Gjatë paradites parashikohet që në Republikën e Kosovës të kaloj përkohësisht një sistem vranësirash, i cili do të krijoj mundësi për reshje të pakta në vend. Ndërsa në orët vijuese ky sistem do të largohet duke e lënë territorin në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

Rajoni dhe Europa Moti – E diel, 24 Tetor 2021
Zhvillimi i një qëndre anticiklonare në qëndër të kontinetit do të diktojë kushtet e motit në në pjesën më të madhe të sa. Për pasojë: kthjellimet do jenë mbizotëruese në Rajonin e Mesdheut dhe gjithë Europën Qëndrore. Ndersa Brigjet e Egjeut do të përfshihen nga një sistemi dendur vranësirash i cili do të gjeneroje reshje te dendura shiu. Po ashtu, ne ndikimin e motit të paqëndrueshëm paraqite Europa Veriore dhe Lindore, ku në Lindje të kontinentit do të ketë dhe reshje dëbore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME