Categories Lajme

Reshjet e dendura/ Mamaj: Po punohet për hapjen e rrugës Gjirokastër-Sarandë, Vjosa nuk paraqet problematika

Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, në një prononcim për ATSH-në, foli sot mbi situatën e krijuar nga moti i keq me reshje të dendura shiu në territorin e kësaj prefekture, që ka sjellë probleme me bllokimin e dy akseve nacionale. Mamaj tha se për shkak të daljes nga shtrati të lumit Bistricë ka një situatë të vështirë në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë. Por sipas tij, rruga tani është duke u zhbllokuar dhe situata po normalizohet nga hapja e portave të HEC-it të Bistricës.

Po ashtu, Mamaj tha për ATSH-në se në Borsh, Lukovë, ka një rrëshqitje të rrugës nacionale. “Janë lajmëruar nga bashkitë e Finiqit e Himarës firma koncensionare e mirëmbajtjes së rrugës për të stabilizuar situatën”, tha Mamaj.

Prefekti i qarkut të Vlorës theksoi se “jemi në monitorim të vazhdueshëm të situatës, por për momentin reshjet kanë pushuar në gjithë territorin e kësaj prefekture, ose janë me intensitet shumë të ulët”.

“Lumi Vjosa për momentin nuk paraqet ndonjë problematikë. Presim që situata të shkojë drejt normalizimit në orët në vijim, por gjithmonë nëse nuk ka përkeqësim të kushteve të motit. Jemi në pritje të parashikimit nga Shërbimi Meteorologjik për situatën në vazhdim”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME